Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ka përgëzuar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Të lidhura
None found
Në një postim, Dux ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me Presidenten e re dhe për të zhvilluar më tej miqësinë mes dy popujve.
“Urimet tona të përzemërta për Shkëlqesinë e Saj, Dr. Justina Shiroka-Pula, me rastin e zgjedhjes Presidente e Republikës së Kosovës.
Presim të bashkëpunojmë me ju për të forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin ndërmjet popujve tanë”, ka shkruar ambasadori hungarez.




