EMRI/ Vetëm 23 vjeç, kush është vajza që u shtyp me makinë nga djali i ish-shefit të Policisë (FOTO LAJM)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë në zonën e Kinostudios ku është plagosur rëndë një vajzë.

Burimet bëjnë me dije se vajza e identifikuar si Xhesina Gega, më vendbanim në Tiranë është plagosur rëndë kur makina e shtetasit Jehon Breçani, e cila doli në trotuar duke shtypur 23-vjeçaren.

Burimet jo zyrtare bënë me dije se e reja është në gjendje të rëndë pasi makina e ka dëmtuar rëndë në njërën këmbë, ndërkohë ende nuk dihet nëse është përmirësuar apo jo gjendja e saj shëndetësore.

Në pranga është vënë 19-vjeçari, Jehon Breçani, djali i ish-shefit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 10.06.2021 22:40