Sali Berisha zbulon për herë të parë pasurinë e tij: Kaq kam kursyer!

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” ka folur për shpalljen e tij “non-grata” nga DASH.

Ai është shprehur se ata nuk mund t’i gjejnë asgjë, si përsa i takon pasurisë, por edhe veprimeve të tij.

Ndërsa përket pasurisë, Berisha deklaroi se ka vetëm një apartament 124 metra katrorë dhe disa kursime që arrinin vlerën e 100 mijë eurove.

Dudushi: Pse kur u shpallët non-grata nuk u shkëputët nga PD, sepse ju e tërhiqni nga pas PD dhe të gjithë ata aty, kren e PD. Të dorëhiqeshit nga çdo funksion dhe të vazhdonit betejën personale që keni?

Berisha: Ashtu duket. Unë çfarë po kërkoj? Një fakt po kërkoj. Po doli një fakt unë jap dorëheqjen nga çdo gjë. Por nëse nuk më japin asnjë fakt mua, pse të dorëhiqem unë nga shpifjet që më bëjnë? Nëse do më nxjerrin fakte atëherë marr çdo vendim.

Dudushi: Nuk po them të ulni kokën dhe të pranoni shpifjet? Po them a ja vlen që beteja juaj të perceptohet dhe si betejë e PD?

Berisha: Jo PD nuk ka asnjë punë në këtë betejë. Unë jo vetëm që nuk dorëhiqem, por do e trefishoj betejën time. Më thoni pasurinë? Jetoj në një shtëpi 124 m2, 34 m2 më shumë se shtëpia që kam pasur në diktaturë. Kam 100 mijë euro kursime, diçka më shumë a më pak se di. Kaq. Po më gjetën më shumë gjëra./albeu.com


Shtuar 10.06.2021 22:32