Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Vlorë, dyshohet për…

Një 60-vjeçar është  gjetur pa shenja jete në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës.

Ende nuk dihet shkaku  i vdekjes, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.

Trupi është ende në vendin e ngjarjes ku ka mbërritur dhe policia së bashku më ambulancën.

“Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Isa Boletini”, në rrugë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, një shtetas ende i paidentifikuar, i moshës rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera“-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 8.04.2024 22:48