FORMACIONET / Mungesa dhe rikthime, Skënderbeu – Tirana me 11-shet më të mira

Skënderbeu dhe Tirana do të përballen në Korçë, sot në orën 18:00 për javën e 30-të të Superiores.

Një duel direkt me dy ekipet që ndahen vetëm nga 1 pikë në renditje. Një ‘minifinale’ me humbësin që do të marrë një goditje të fortë për zonën Final Four.

Të lidhura

None found

Korçarët vijnë me dy mungesa të rëndësishme, sulmuesin Ahanonu që u shit te Astana dhe mbrojtësin Vangjeli. Ndërsa bardheblutë do të jenë pa Ermal Metën që vijon të jetë i dëmtuar.

Trajnerët Gvozdenovic e Fagu kanë zgjedhur 11-shet titullare dhe vijnë me më të mirët e mundshëm.

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu (4-3-1-2) – Alia; Gerço, Dëumfour, Prençi, Shaqe; Yuri, Rabiu, Janaqi; Liço; Nikaj, Rashica. | Trajner: I. Gvozdenovic
Tirana (3-5-3) – Kozi; Lulaj, Hoxhallari, Mici; Haxhiu, Deliu, Jonuzi, Lushkja, Përgjoni; Abazaj, Latifi. | Trajner: E. Fagu


Shtuar 8.04.2024 17:20