Reagon Altin Goxhaj për incidentin mes shoferit të Besmir Qibinit me gazetarin Pali: Këta gangstera janë ata që po ua nxijnë jetën qytetarëve

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një incident midis gazetarit Arglon Pali dhe shoferit të shefit të policisë rrugore (Besmir Qibinit), Miklovan Minga i cili pas toneve të larta vetëm përse gazetari po filmonte ka guxuar që ta preki edhe me dorë atë.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe avokati Altin Goxhaj ku shprehet se janë pikërisht këta gangstera janë ata që po ua nxijnë jetën qytetarëve të Tiranës me gjoba miliona dollarësh çdo muaj!.

“DJE SHOFERI I KOMISARIATIT TË POLICISË RRUGORE DHE PATRONAZHIST I VELIAJT PËRDORI DUART KUNDËR GAZETARIT ARIGLON PALI QË PO FILMONTE NË KRYE TË DETYRËS!
Polici i policisë rrugore nuk ka shans të lejohet të dalë në aksion pa uniformë! 5 makina policie për të vënë një gjobë parkimi të gabuar pas mesnate, normal që do tërheqin vëmendjen e gazetarit për të filmuar idiotësinë por ky guximi i këtij patronazhistit të Veliaj që krenohet me foto me Veremlinë në rrjetet sociale, për të ngacmuar dhe shtyrë me duar gazetarin Ariglon Agim Pali në krye të detyrës tregon edhe frustrimin e zarave të Veliajt! Këta gangstera janë ata që po ua nxijnë jetën qytetarëve të Tiranës me gjoba miliona dollarësh çdo muaj!
Në fakt interesante është që ky tipi qenka shoferi i shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore dhe del dhe po gangsterrin nëpër Tiranë pa uniformë!
Natyrisht që kjo ngjarje nuk shqetëson aspak shoqatat e gazetarëve të Veliajt!!!”


Shtuar 4.04.2024 19:12