Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një periferi veriore të Mumbai në Indi, ku si pasojë e shirave të dendur një ndërtesë është shembur duke vrarë 11 persona.
8 prej viktimave mësohet se janë fëmijë teksa 15 persona të tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital.
Media lokale treguan fotografi të punëtorëve të shpëtimit duke tërhequr mbetjet në një korsi të ngushtë ndërsa të afërmit dhe vëzhguesit shikonin.
Thuhet se banorët nga tre ndërtesa aty pranë u evakuuan pasi strukturat nuk ishin në gjendje të mirë.
Gazetari i Agjencisë së lajmeve Vishal Thakur, raportoi duke thënë se 15 njerëz duke përfshirë gra dhe fëmijë janë shpëtuar dhe janë transferuar në spital.
“Ekziston mundësia e më shumë njerëzve të mbërthyer nën mbeturinat. Ekipet janë të pranishme këtu për të shpëtuar njerëzit “-raportoi Thakur.