Mesditën e sotme, një aksident ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në daljen e rrugës për Bubullimë.
Mjeti tip Benz që udhëtonte nga Bubullima për në autostradë, nuk ka mundur të hyjë në rrugë por ka shkuar drejt dhe pasi ka kaluar dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradën, ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.
Drejtuesi i mjetit K.H. është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk ka kryer fare manovër frenuese por ka thyer dy barrierat e hekurta në autostradë.