Pas marrëveshjes Rama-Meloni, kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve në Gjadër. Banorët shprehen se janë të frikësuar, aq më tepër që nuk janë të sigurt mbi kontrollin që do të ketë mbi personat që do të sillen aty.
Ata deklarojnë se punimet kanë nisur prej katër ditësh, ndërkohë që stafi duket se është i huaj, ndërsa shqiptarët janë të numër më të reduktuar.
“Për mua është një vendim i keq. Edhe bota na ka ndihmuar, por nuk kemi ne fuqi të ndihmojmë të tjerët. Varet sa disiplinë do arrijnë të mbajnë e të mos i lënë të dalin nga kampi”, thotë një prej tyre.
“Punimet kanë nisur ka katër ditë. Po punojnë ekskavatorë e fadromë. Ç’na duhen ne ata? Ne fëmijët tanë i kemi jashtë vendit. Shkuan të jetojnë atje për më mirë, tani të na vijnë ata. Këta që kanë shtëpitë këtu janë të frikësuar.
Kanë ardhur inxhinierë italianë, më shumë janë të huaj”, deklaron një tjetër.