Pagoi Nuredin Dumanin që t’i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për avokatin

SPAK ka kërkuar 6 vite e 6 muaj  burg për Alban Bengasin, i cili do të paguante 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas së tij.

I pandehurit Alban Bengasi, akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, në dëm të ish-bashkëshortes së tij Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Rasti i referohet ngjarjes së ndodhur më 30 janar 2020, ku rreth orës 11:15 të paradites, në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, në momentin kur Blerta Bengasi (Ruçi), ka hyrë në automjetin e saj, është dhunuar nga një person, i cili e ka goditur shumë herë me grushte në pjesën e fytyrës dhe mbrapa koke, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e hundës, dhe të gojës tek dhëmbët.

Më pas, e dëmtuara Blerta Ruçi, ka njoftuar policinë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Hetimet e kryera nga SPAK, bënë të mundur identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar për dhunën e ushtruar ndaj shtetases Blerta Ruçi, si dhe rolin e secilit person të përfshirë.

Konkretisht, Alban Bengasi për shkak të konflikteve familjare, ka qenë porositësi i aktit të dhunës, i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani.

Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e Blerta Bengasit, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.

Sot ne seance me trupe gjykuese ndaj te pandehurit te arrestuar, Av. Alban Bengasi, prokurori kerkoj deklarimin fajtor te A.Bengasi per pjesemarrje ne grup te strukturuar kriminal (me F.Qoli, E. Bitri, N. Dumani e nje tjeter i panjohur) dhe Dhune ne Familje ndaj bashkeshortes (sot te ndare) dhe denim te tij me 6 vjet e 6 muaj burgim, e ne perfitim te gjyqit te shkurtuar denim me 4 vjet e 4 muaj burgim.


Shtuar 28.03.2024 18:16