“Jam gjyshe heroinë”, gjykata lë në burg Natashën e Tik Tok dhe djalin e saj

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën arrest me burg për gjyshen e famshme të Tik-Tok dhe djalin e saj.

Natasha Rombula dhe djali i saj Armando Kumaraku dyshohet se kanë shfrytëzuar djalin e mitur të këtij të fundit në Tik Tok me qëllime përfitimi.

Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi i të miturit” kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 124/b dhe 22  të Kodit Penal.

Më konkretisht ata akuzohen për keqtrajtimin e një 10 vjeçari (nipi i Natashës dhe djali i Armandos).

Nënë dhe bir u arrestuan nga policia një muaj më parë pas denoncimit të ish-bashkëshortes së Amarildos, e cila i akuzonte për shfrytëzimin e djalit të saj 10-vjeçar, i cili shihej në disa video në rrjetet sociale duke përdorur një fjalor banal të cilën ja mësonte gjyshja e tij.

Natasha u bë e njohur për publikun pas historisë së bujshme me ish-nusen e saj mbi kujdestarinë e djalit të mitur, pas divorcit me babin e tij, tanimë i arrestuar. I mituri kalonte të paktën dy fundjava me të atin dhe gjyshen, në bazë të vendimit të gjykatës.

Natasha ishte kthyer në kryefjalë të rrjetit social Tik Tok, për shkak të gjuhës denigruese të përdorur në komunikmet e saj të drejtpërdrejta me ndjekësit, pjesë e të cilave jo pak herë është bërë dhe nipi i saj i mitur.


Shtuar 27.03.2024 16:27