Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Irlandës në miqësoren që po zhvillohet në stadiumin “Aviva Stadium”.
Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që Helvetikët ishin më këmbëngulës me kalimin e minutave.
Ishte minuta e 24-të e takimit, kur Xherdan Shaiqiri realizoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë, duke çuar topin në shtyllën e majtë të portierit kundërshtar.
Me gjasë kjo ndeshje do të ketë më shumë gola, me lojtarë që synojnë të tregojnë formë të mirë. /Telegrafi/
🚨 GOAL | Ireland 0-1 Switzerland | Shaqiri
WHAT A FREE KICK FROM SHAQIRI !!!!!!!pic.twitter.com/cLdc56Entx
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 26, 2024