VIDEO / Festë e madhe pas eleminimit të Greqisë, tifozët gjeorgjianë pushtojnë fushën e lojës

Tifozët gjeorgjianë pushtuan fushën e lojës pas kualifikimit historik në Euro 2024.

Kjo pasi Gjeorgjia mposhti Greqinë përmes penalltive në finalen e “Play-Off”.

Kombëtarja helene dështon kështu për të tretën herë radhazi të shkojë në finalet e Europianit.

Në anën tjetër ky është kualifikim historik për Gjeorgjinë, që ia del për herë të parë në historinë e saj.

Koha e rregullt dhe “extra-time”, nuk sollën asnjë gol. Dhe pse rastet ishin të shumta, skuadrat u treguan të pasakta para portës.

Greqia nuk ishte me fat, kur erdhi radha e penalltive. Në Tbilisi të Gjeorgjisë, humbën 2 penallti.

Në anën tjetër Gjeorgjia u tregua e pasaktë te njëra prej goditjeve, ndërsa fitoi në fund me rezultatin 4-2.


Shtuar 26.03.2024 21:32