Liverpool është vënë në lëvizje që tani për të ‘piketuar’ objektivat e merkatos së ardhshme verore.
“The Reds” pritet të bëjnë një revolucion në ekip, diçka të cilën do ta nisin që nga mbrojtja.
Drejtuesit e Liverpool kanë ‘shënjetruar’ objektivin për repartin e mbrojtjes dhe bëhet fjalë për një 21-vjeçar.
Murillo, qendërmbrojtësi brazilian që aktivizohet me Nottingham Forest është objektivi kryesor i Liverpool, për merkaton që po vjen.
Braziliani shihet nga drejtuesit e “The Reds” si perfekti për të përforcuar mbrojtjen.
Sipas asaj që raportohet nga mediat vendase, drejtuesit e ‘gjigantit’ anglez janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro për të transferuar talentin brazilian në “Anfield”.