Porti i ri Turistik në Vlorë, Rama ndan pamjet: Shqipëria do të integrohet në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut (VIDEO)

Prej kohësh ka nisur ndërtimi i portit turistik të Vlorës që parashikon transformimin e hapësirës ku ndodhej porti i vjetër industrial në portin më të madh turistik në vend.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë video nga punimet në port, ndërsa shkruan se ky port shumë shpejt do t’i japë një tjetër imazh qytetit bregdetar të Vlorës, me jahtet e munguara për vizitorët.

Rama thotë se ku port do e integrojë vendin tonë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut, e po ashtu do të ndikojë edhe në rritjen e punësimit, shërbimeve apo të ardhurave.

” Mirëmëngjes, dhe me Portin e Ri Turistik, i cili do ta pasurojë së shpejti peizazhin e Vlorës së Rilindur edhe me jahtet e shumë munguara të vizitorëve, duke e integruar më në fund Shqipërinë në rrjetin e lundrimit turistik me 5 yje të Mesdheut dhe duke hapur burim të ri domethënës rritjeje të punësimit, shërbimeve, të ardhurave nga ekonomia e detit, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama në Facebook.

 


Shtuar 24.03.2024 09:00