Sulmi terrorist në Moskë, Zelensky e quan Putinin të padobishëm

Mes luftës së fjalës ndërmjet Moskës dhe Kievit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri deklaratën e tij të parë që nga sulmi terrorist në Moskë, duke sulmuar homologun e tij rus.

Menjëherë pas sulmit terrorist dhe përpara se të merrej ndonjë përgjegjësi, deklaratat e bëra nga zyrtarë të lartë qeveritarë të dy vendeve ishin në thelb akuza nga të dyja palët.

“Ne do t’i shkatërrojmë ukrainasit nëse ata janë të përfshirë në sulm”, deklaroi shpejt zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit Rus Dmitry Medvedev.

Megjithatë, pak më vonë, këshilltari i Zelenskit, Mykhailo Podoliak dhe shërbimet sekrete ukrainase, thanë se Kievi nuk ishte përgjegjës për asnjë sulm dhe se ishte një provokim i rusëve.

Në deklaratat e tij, megjithatë, Zelensky dënon reagimin e Putinit në lidhje me menaxhimin e krizës.

“Mijëra rusë që vdesin në tokën ukrainase mund të përdoren më mirë për të ndaluar terroristët brenda jush”, ishte mesazhi i Zelenskyt.

“Rusët kanë udhëhequr qindra mijëra terroristë të tyre këtu në tokën ukrainase”, shtoi Zelensky.

“Ata po luftojnë kundër nesh dhe nuk u intereson çfarë po ndodh brenda vendit të tyre. Ky Putin i kotë, në vend që të merrej me qytetarët e Rusisë, t’u drejtohej atyre, heshti për një ditë, duke menduar se si të ngarkonte sulmin ndaj Ukrainës. Gjithçka është plotësisht e parashikueshme”, ka theksuar ndër të tjera Zelensky./albeu.com


Shtuar 23.03.2024 21:45