Ish-banorja “Big Brother VIP Albania”, Sara Karaj, ka hapur zemrën rreth jetës së saj personale dhe sfidave që ka hasur në rrugëtimin e saj si nënë, në një intervistë të fundit në Top Channel.
Gjatë intervistës, modelja e suksesshme foli për marrëdhënien e saj me babain e vajzës, duke zbuluar se ndarja mes tyre erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve. Sara thekson se lidhja me të u zhvillua në një atmosferë dashurie, por përfundoi pasi ata e kuptuan se kishin pritshmëri të ndryshme nga e ardhmja.
“Kemi pasur disa keqkuptime në çift, janë gjëra që ndodhin pas lindjes së fëmijës. Ai kishte perspektiva të tjera dhe unë të tjera,” rrëfen Sara, duke shtuar se ndarja ishte një vendim i përbashkët dhe se vazhdon të ketë një marrëdhënie të mirë me ish-partnerin, për hir të vajzës së tyre.