Dita e Mario Mitajt, Juventusi me sytë te mbrojtësi i Kombëtares

Mario Mitaj është kthyer në qendër të vëmendjes, pasi “Tuttosport” përmendi interesimin e Juventusit për të. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares ka gjasa ta nisë si titullar sot kundër Kilit, për të treguar vlera e tij.

Ndeshja që luhet në Parma të Italisë dhe nis në orën 20:45 pritet të ndiqet nga numër i madh tifozët. Mbështetja e tyre shihet dhe si shtysë për mbrojtësin 20-vjeçar që do kërkojë të shtyjë drejt maksimumit.

Kujtojmë se Mitaj është pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027, ndërsa vlen për t’u përmendur se për afrimin e tij nga AEK i Athinës u derdhën 3 milionë euro rreth 2 vite më parë.


Shtuar 22.03.2024 17:48