Një pjesëmarrje masive është regjistruar në protestën kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë. Qytetarët janë nisur në marshim nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur nga protestuesit.
Marshimi është shoqëruar me masa të shtuara sigurie, ndërsa në terren janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Policia ka vënë në përdorim autobotët, nga të cilët është hedhur ujë me presion në drejtim të protestuesve.
Të lidhura
None found
Në zonën e Kryeministrisë janë dislokuar më herët autobotë me ujë dhe mjete zjarrfikëse, ndërsa në të gjithë kryeqytetin janë angazhuar rreth 2 mijë efektivë policie.
Protesta e 28 Nëntorit zhvillohet në kuadër të revoltës qytetare kundër qeverisë, ku kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie teknike.






