Erjola Doçi është njëra nga banoret e Big Brother që komentohet mjaft shumë nëpër media e faqet rozë.
Bukuroshja e njohur merr vëmendje shpesh me paraqitjet e po ashtu edhe me stilin unik. Ndonëse shquhet për linjat e bujshme trupore, ajo rrëfeu së fundmi në Big Brother se ka bërë një ndërhyrje në gjoks. Prezantuesja shqiptare thekson se ka marrë një pjesë nga poshte dhe e ka vendosur në gjoks.
“E hoqa këtu dhe e futa këtu”, u shpreh ajo.
Ajo po fliste me Françeska Muratin, e cila i tha se nuk ishte në dijeni për këto.
Në Big Brother ndërkohë po vazhdojnë debatet e ashpra dhe përplasjet ndërmjet banorëve.