Mozzik dhe Loredana po luajnë një lojë kukafshehtas me ndjekësit e tyre në rrjete sociale, por ribashkimin vazhdojnë të mos e pranojnë. Disa ditë më parë Loredana ndau në rrjete sociale foto me një mashkull misterioz, gjë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Të dy ata shiheshin të veshur me bluza në ngjyrë të verdhë dhe mashkulli që shihej shumë pranë Loredanës e kishte mbuluar një pjesë të fytyrës me kapuçin e bluzës. Mirëpo mjekra që ai la jashtë i bëri të gjithë të aludonin se djali në foto ishte Mozzik dora vetë.
Po ashtu dy ditë më parë, Loredana publikoi një foto pranë Mozzik, por fytyrën e tij e kishte prerë. Megjithatë detajet, si për shembull veshja, tregonin qartë se bëhej fjalë për reperin.
Të njëjtën gjë ka bërë sot edhe Mozzik.
Ai ka publikuar në Instagram një foto me një vajzë, të cilës i ka zbuluar vetëm buzët deh përkrah ka shkruar: “Kush është vajza në foto?”. Lehtësisht kuptohet se ajo është Loredana dhe fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë në postimin e tij.
Pas këtyre fotove, tani ka mbetur vetëm që Loredana dhe Mozzik të pranojnë hapur që janë ribashkuar dhe fansat e tyre të jetojnë të qetë. Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik kanë nisur të ndiqen sërish në rrjete sociale, por ja nga adresat e tyre. Dyshja ndiqen nga profili që Loredana ka hapur për biznesin e saj të make up-it dhe kështu që nuk ju shpëton asgjë që publikojnë në Instagram.