U rrëzua nga ballkoni, vdes në vend 54 vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një 54 vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 4 i banesës duke humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Grigor Heba”  ku shtetasi A. N., 54 vjeç, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

Tiranë

•Më datë 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 19.03.2021 08:53