Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, deputeti Ervin Salianji, ka kërkuar prezencën e ministrave për të folur për propozimin e projekt ligjit, për sigurinë kibernetike.
Sipas tij, i pranishëm duhet të ishte një prej ministrave të kabinetit qeveritar, që të mund të diskutonin për amendamentet e projektligjit.
Salianji: “Prapë kështu do bëni? Ndaj s’behet gjë më ju, se e ktheni Kushtetutën si ju do qejfi”.
Naço-“Keni pyetje”.
Salianji: “Po kam pyetje, tani e kam”.
Naço: “Nëse keni pyetje, nëse jo….”.
Salianji: “Kam pra. Keni dijeni për përfaqësues dhe a iu dëmton në punën në tuaj për zyrtarë të caktuar nën hetim, janë në pozicione kyç qoftë në drejtorinë tuaj, policinë e shtetit apo në AKSH? Ky pr/ligj bën të mundur sigurimin e të dhënave personale të qytetarëve, sepse ka pasur rrjedhje më parë që nga kartat e ID, pagat, etj? Unë besoj se nuk i përgjigjet dot asnjë përfaqësues zyrtar i administratës, duhet të respektoni kushtetutën. Se nuk është për ne, se nuk e kam qeverinë por e bej për publikun.
Kthehuni seriozitetit… Jepja zotërisë të përgjigjet për pyetjet e mia, përgjigjet dot meqë thua se përgjigjet. Ca e keni këtë muhabet! Nuk e shfrytëzoni dot më përçarjen e opozitës, tani është bashkuar. Të mbajë përgjegjësi ministri, ç’punë keni ju”?