U vra me 9 plumba, del ekspertiza mjeko-lidhore e Armando Beqirit

Ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore për shqiptarin Armando Beqiri, 33 vjeç nga Tepelena,  i cili është qëlluar për vdekje para shtëpisë së tij në Reykjavík të  Islandës, më 13 shkurt, me nëntë plumba.

Sipas një raporti paraprak të autopsisë plumbat e kanë prekur edhe në kokë dhe në organet jetësore. Në vendin e ngjarjes u gjetën nëntë gëzhoja, që korespondojnë me nëntë plagët në trupin e tij.

Kujtojmë se Beqiri dyshohet se ka qënë i përfshirë në trafikun e drogës, ndaj si pasojë ka ardhur ky sulm ndaj tij. I riu u vra një ditë para ditëlindjes. Beqiri kishte shkelur për herë të parë në Islandë në vitin 2014, duke mësuar fillimisht gjuhën dhe më pas ishte martuar me një shtetase të huaj, me të cilën kishte lindur një fëmijë dhe ishin në pritje të një tjetri.

Ai kishte marrë nënshtetësinë islandeze dhe kishte hapur një biznes për security ndërsa mediat vendase e përshkruajnë dhe si një mbështetës të flaktë të ekipit kombëtar të futbollit të Islandës.


Shtuar 19.03.2021 08:51