“Kosova është Shqipëri”, shqiptarët nuk ia lënë mangët postimit të Vuçiç

Vetëm një ditë më parë Presidenti i Serbisë, Vuçiç bëri një postim në rrjetin social Instagram ku harta e Kosovës ishte mbuluar me flamurin serb.

Kaq ka mjaftuar që shqiptarët të mbulojnë postin me komentin “Kosova është Shqipëri” dhe të nxisin rrjetin që ta raportojë këtë provokim të shëmtuar.

Vuçiç shkruan në postim se ata e dinë si është historia e vërtetë dhe se ka vetëm një emër: masakër.

Duket se Vuçiç i ka kapërcyer limitet pasi ka harruar se Kosova tashmë prej vitesh është një shtet o pavarur dhe mbi të gjitha ka harruar se masakrat janë  të dokumentuara dhe e tregojnë qartë se kush është viktima dhe agresori. /albeu.com/


Shtuar 19.03.2021 08:45