Përzgjedhësi i Spanjës, Luis De La Fuente, është përkujdesur për të kompletuar ‘javën magjike’ për Pau Cubarsin, duke e ftuar yllin e Barcelonës për ndeshjet e marsit që ‘Furia e Kuqe’ do t’i luajë me Kolumbinë dhe Brazilin.
Thashethemet tashmë ishin përhapur ditëve të fundit, por paraqitja e jashtëzakonshme e Cubarsit në mesjavë ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, aty ku u shpall lojtari i ndeshjes, ishte qershia mbi tortë.
Këto dy ndeshje miqësore do të jenë shumë të rëndësishme për faktin se do të vendosin ekipin përfundimtar për Kampionatin Evropian 2024 këtë verë, dhe kjo u krijon një mundësi të artë shumë lojarëve.
Në një skuadër ku mbizotëron talenti, nuk ka ndonjë lojtar të paprekur siç kishte qenë rasti në të kaluarën dhe duket se asnjë lojtar nuk e ka vendin të sigurt dhe duhet të luftojnë për ta arritur këtë.
Lista e plotë e Spanjës:
Portierë: Unai Simón, Remiro, David Raya.
Mbrojtës: Carvajal, Navas, Pedro Porro, Cubarsí, Le Normand, Laporte, Vivan, Gayà, Grimaldo.
Mesfushorë: Rodri, Zubimendi, Fabián, Merino, Sancet, Baena.
Sulmues: Morata, Lamine Yamal, Nico Williams, Dani Olmo, Joselu, Gerardo Moreno, Sarabia, Oyarzabal.
🚨 𝗢𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟 | Lista de convocados de Luis de la Fuente para los próximos partidos de la @SEFutbol.
⚽️ 22 de marzo
🆚 Colombia
🏟️ Estadio de Londres⚽️ 26 de marzo
🆚 Brasil
🏟️ Santiago Bernabéuℹ️ https://t.co/0IGTlg8DOu #VamosEspaña | #EURO2024 pic.twitter.com/hbScGb1V2J
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) March 15, 2024