Kosovë/ 13-vjeçarja gjendet në një shtëpi me 2 burra, dyshohet se e kishin dhunuar

Është gjetur me dy persona të një moshe madhore në një shtëpi në Llapushnik të Drenasit një vajzë në moshën 13 vjeçare nga Malisheva në Kosovë. Dyshohet se ata kanë kryer marëdhënie seksuale me të miturën.

13-vjeçarja fillimisht u raportua e humbur nga familjarët e saj, sipas burimeve nga gazeta Sinjali. Dy personat që dyshohet se e kanë dhunuar seksualisht të miturën nga Malisheva janë Luan Foniqi, 20-vjeçar dhe Dashnim Xhaferi, 37-vjeçar.

Pasi e mitura u gjet, u dërgua në spital për të kryer ekzaminimet e nevojshme. Më pas ajo dha deklartën e saj lidhur me se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

Polica u organizua për të kapur personat e dyshuar, të cilët më pas u arrestuan. Ndaj dy personave ka filluar një hetim për veprën penale “dhunim”.


Shtuar 11.03.2024 20:15