“Dramatik i qelbur”, Heidi dhe Romeo debatojnë me njëri-tjetrin (VIDEO)

Heidi dhe Romeo duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Pas përballjes që patën mbrëmë në dhomën e rrëfimin ku treguan pakënaqësitë dhe shkakun e ndarjes, teksa po bisedonin se bashku në dhomën e gjumit dyshja kamë akuzuar njëri-tjetrin për “dramën” që krijuan.

Një pjesë nga biseda:

Romeo: Unë e nisa të thoja dy fjali, pastaj më pyeti Ledioni, e filluam të akuzojmë njëri-tjetrin pastaj, se unë nuk doja që të debatonim

Heidi: Unë u ktheva andej

Romeo: Edhe unë po flisja me duart poshtë, çfarë të bëj?

Heidi: Ti acarohesh, ti e humbe

Romeo: Hajde moj ti, ti ishe e para që u përgjigje

Heidi: Ti e fillove, ‘unë nuk po qesh më e’, ‘jam keq’, ‘jam i shkatërruar nga brenda.’.. dramatik i qelbur, idiot.

Romeo shpërthen në të qeshura


Shtuar 6.03.2024 18:40