“S’i meritoje fjalët e ulëta që të thashë”/ Françeska i kërkon falje Sarës

Françeska Murati dhe Sara Gjordeni janë sqaruar me njëra-tjetrën, pas përplasjes në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” që degradoi në përleshje fizike mes dy banoreve. Në një bisedë në “living” Françeska i kërkuar falje për fjalët ofenduese që i tha, teksa shtoi se veprimet agresive për të janë të patolerueshme. Murati u shpreh se nëse Sara donte të dilte në nominim me të, t’ia kërkonte pasi do e pranonte të futeshin të dyja së bashku brenda në tualet.

Pjesë nga biseda:

Françeska: Kam shumë gjëra për të të thënë, por s’dua ta bëj. Situata mes nesh ka arritur maksimumin e asaj dhe nuk dua të arrij në atë nxehje të tepër. Më vjen keq për fjalën që të thashë, nuk e meriton as ti dhe askush në këtë shtëpi, me fjalët që përdora unë, apo fjalët e tjera që janë përdorur. më vjen shumë keq, jo vetëm fjala ime, por të gjitha fjalët e ulët.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

 


Shtuar 5.03.2024 12:22