Milan janë në dijeni të interesimit për Mike Maignan nga një numër i madh klubesh dhe thashethemet sugjerojnë se ata mund të kthejnë vëmendjen e tyre tek portieri i Arsenalit, Aaron Ramsdale, në verë.
Maignan ka vazhduar të shkëlqejë me “Rossonerët”, duke dëshmuar se është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij, dhe pikërisht kjo ka bërë që shumë klube të interesohen për nënshkrimin me të, duke përfshirë Chelsean dhe Bayern Munichun.
Milani ka dërguar një mesazh verën e kaluar me shitjen e Sandro Tonalit tek Neëcastle, duke e bërë të qartë se ata janë të gatshëm të pranojnë çdo ofertë luksoze që vjen për njërin prej top yjeve të tyre.
Raportimet muajin e kaluar sugjeruan se Milan do të pranonte shitjen e Maignan për një çmim të duhur.
25-vjeçari e ka humbur vendin e tij në formacionin startues tek Arsenali, ndërsa ka bërë vetëm pesë paraqitje në Ligën Premier këtë sezon.
Kontrata e tij me “Topçinjtë” skadon në qershor të 2026 , por siç duket largimi i tij do të ndodhë më herët se sa pritej. /Telegrafi/