Milani është gati të shesë dy lojtarë të skuadrës këtë verë

Milani është i përgatitur të shesë dy lojtarët e huazuar, Alexis Saelemaekers dhe Charles De Ketelaere në verë, duke fituar mbi 30 milionë euro.

Edicioni i sotëm i gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, ka zbuluar strategjitë e transferimeve të kuqezinjve për sezonin e transferimeve të verës.

Përveç një lojtari kryesor që mund të largohet në fund të sezonit – Theo Hernandez, Mike Maignan ose Rafael Leao – Milani është i përgatitur të rrisë buxhetin e tyre të transferimit përmes shitjeve të përhershme.

Sulmuesit anësor belg, Saelemaekers dhe De Ketelaere janë dy emrat që do të sakrifikohen nga drejtuesit kuqezi.

Sipas Gazzetta dello Sport, Atalanta praktikisht ka vendosur të nënshkruajë me De Katelaere përgjithmonë për 22 milionë euro plus bonuse.

Belgu ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhënë shtatë asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, kështu që Atalanta është më se e kënaqur me paraqitjet e tij.

Nga ana tjetër, Bologna ende nuk ka vendosur për bashkatdhetarin e De Ketelaere, Saelemaekers, i cili së fundmi ka humbur vendin e titullarit në Stadio Dall’Ara.

24-vjeçari nuk është më pjesë e planeve të Milanit dhe Bologna ka një opsion për ta nënshkruar atë për rreth 10 milionë euro në qershor. /Telegrafi/


Shtuar 28.02.2024 16:25

Tags: ,