Ronaldo dënohet për dy ndeshje për ‘sjellje imorale’ pas thirrjes së emrit të Messit

Drejtuesit e Komisionit Disiplinor dhe Etik të Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite kanë dënuar Cristiano Ronaldon për sjellje të papërshtatshme në ndeshjen kundër Al-Shabab.

Tifozët e Al-Shabab provokuan Ronaldon nga tribuna duke bërtitur emrin e Lionel Messit.

Fillimisht Ronaldo reagoi duke i vënë dorën në vesh, sikur nuk i dëgjonte, por në një moment padyshim që e humbi durimin dhe i kapi gjenitalet.

Komisioni Disiplinor dhe Etik i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite vendosi të ndëshkojë Ronaldon për shkeljen e nenit 117 të Rregullores Disiplinore.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Ronaldo u dënua me dy ndeshje për shkak të sjelljes imorale.

Sauditët i dhanë mundësi Ronaldos të mbrohet dhe në ditët në vijim do të duhet të japë një deklaratë me shkrim për incidentin, pas së cilës do të merret vendimi përfundimtar.

Megjithatë, siç raporton Marca, portugezi me të vërtetë do të marrë një pezullim prej dy ndeshjesh dhe do të mungojë në ndeshjet e kampionatit saudit kundër Al-Hazem dhe Al-Raed.


Shtuar 28.02.2024 16:22