Ju e dini shumë mirë sesa i rëndësishëm është kremi kundër diellit për fytyrën, qafën dhe dekoltenë tuaj, por në fakt ekziston një zonë tjetër e trupit tonë që tregon moshën më shpejt se këto tre pika. Bëhet fjalë për duart.
Po, pa marrë parasysh sa jeni të zellshëm në aplikimin e kremit në lëkurën e fytyrës kundër plakjes, mos harroni se duart tuaja janë pothuajse gjithmonë të ekspozuara ndaj rrezeve të dëmshme UV.
Ekspertët e fushës rekomandojnë aplikimin e kremit kundër diellit në të gjitha zonat e ekspozuara të lëkurës pavarësisht nga moti ose koha e vitit.
Për duart tuaja , pra, preferoni një gamë të gjerë të kremrave kundër diellit që mbrojnë lëkurën nga rrezet UVA dhe UVB./albeu.com