Eksportet e BE-së në Rusi bien me 37% që nga fillimi i luftës

Eksportet e BE-së në Rusi bien në 37% të nivelit të tyre që nga fillimi i luftës në Ukrainë në pranverën e vitit 2022, kryesisht për shkak të sanksioneve, sipas një studimi të kryer nga “Instituti ifo” dhe “EconPol Europe”.

“Një arsye për vëllimin ende të lartë të eksporteve në Rusi është se vetëm 32% e të gjitha produkteve nga BE-ja janë subjekt i sanksioneve”, tha Feodora Teti, zëvendësdrejtoreshë e Qendrës ifo për Ekonominë Ndërkombëtare.

“Gjithashtu, shumë mallra të BE-së që i nënshtrohen sanksioneve do të dërgohen në Rusi në mënyrë indirekte përmes vendeve të treta”, tha Teti.

Kina furnizon 61% të të gjitha produkteve që i nënshtrohen sanksioneve ndaj Rusisë. Kjo përqindje u rrit nga vetëm 35% në 2021.

Turqia siguron 13% të të gjitha produkteve subjekt i sanksioneve, ndërsa Armenia furnizon gati 1%.

Ndërkohë, eksportet e BE-së në Armeni janë dyfishuar.

“Në rastin e Kinës, rritja e eksporteve drejt Rusisë së paku pjesërisht mund të shpjegohet me rritjen e prodhimit vendas”, tha Teti.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për Turqinë dhe Armeninë, rritja e papritur dhe e mprehtë e eksporteve drejt Rusisë sugjeron se sanksionet po anashkalohen


Shtuar 21.02.2024 22:43