Në 21 ndeshje nuk ka pësuar gol, Sommer tregon sekretin

Yann Sommer po kalon vitin e tij të parë te Interi, por menjëherë ai është ambientuar te skuadra zikaltër.

Portieri zviceran në vitin e tij të parë po shkëlqen me pritje fantastike dhe është një nga më meritorët që Interi kryeson në kampionat dhe është në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Nda Atleticos në fitoren e Interit 1-0 ai mbajti sërish portën e paprekur dhe ishte hera e 21-të këtë edicion që e bën një gjë të tillë.

“Sekreti ynë është ekuilibri i mirë që arrijmë të kemi midis sulmit dhe mbrojtjes. Por edhe harmonia me njëri-tjetrin në fushë”.

“Fitorja 1-0 ndaj Atleticos na jep një avantazh të vogël në lidhje me kualifikimin, por kemi ende punë për të bërë në ndeshjen e kthimit”.

“Por nëse mbrohesh mirë dhe e bën me gjithë potencialin e skuadrës, atëherë gjithmonë do të krijohen rastet për gol në sulm. Kjo është ajo që bën një ekip të mirë”, theksoi zvicerani.

Sommer ka zhvilluar 32 ndeshje me Interin në të gjitha garat duke pranuar vetëm 14 gola, derisa në 21 ndeshje të tjera e ka mbajtur portën e paprekur. /Telegrafi/


Shtuar 21.02.2024 19:48