Pezullohet nga detyra drejtori i Kadastrës së Lezhës dhe përgjegjësi i legalizimeve

Drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku, janë pezulluar nga detyra dhe janë vënë në hetim nga prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.

Të dy zyrtarët e Kadastrës, akuzohen se kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin.

Mësohet se bëhet fjalë për një pallat që kishte shkelur lejen e ndërtimit, pasi kishte tejkaluar afatet e ndërtimit.

Në kuadër të këtij hetimi, prokuroria Iva Harka, ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.

Por dy zyrtarët kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Pak ditë me parë, u pezulluan dhe 11 punonjës me akuzën për moszbatimin e një vendimi gjykate, për moskthimin ne shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin.


Shtuar 21.02.2024 09:13