E rëndë: Konsumoi shumë pije energjike, humb jetën 13 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zagreb, ku një 13 vjeçar ka humbur jetën pas konsumimit të tepërt të pijeve energjike.

Sipas mediave të huaja i mituri fillimisht u rrëzua, teksa po vraponte rreth një ndërtese në lagjen e tij, në kryeqytetin kroat. Pas kësaj, ai u dërgua në spital, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin.

Dëshmitarët kanë thënë se 13 vjeçari, para se të rrëzohej, kishte pirë shumë pije enegjike, gjatë një ndeje me shokë. Ngjarja e hidhur ndodhi ditë më parë.

“Dozat e tepërta të këtyre substancave (pijeve energjike) mund të nxisin reagime të padëshiruara, respektivisht, mund të jenë toksike për organizmin e ri”, ka thënë Filip Rubiç, pediatër.


Shtuar 7.06.2021 14:35