U nda me Ledjanën, Mevlani kapet “mat” me Antonelën në hotel?

Prej disa muajsh tashmë, në qendër të vëmendjes së mediave rozë qëndron Mevlan Shaba, një nga ish-konkurentët e emisionit të dashurisë “Përputhen”. Ai u vu në pozitë nga dy vajzat që po njihte në program, të cilat i kërkonin të zgjidhte njërën prej tyre, ndërsa pas shumë puntatash Antonela Berisha u tërhoq nga njohja me të riun.

Mevlani doli nga emisioni me Ledjana Prengën, ndonëse thanë se nuk janë një çift i mirëfilltë dhe se kishin disa gjëra për të diskutuar jashtë. Pak ditë pas daljes nga emisioni ata pranuan publikisht ndarjen dhe për këtë gjë djali nga Kavaja fajëson Ledjanën, ndërsa kjo e fundit thotë se e ka bezdisur shumë fakti që ai vazhdon të takohet me Antonelën.

Pas ndarjes së dyshes, fansat janë vënë në ndjekje të ish-konkurentëve të “Përputhen” dhe kanë parë Mevlanin dhe Antonelën së bashku. Ka qenë faqja në Instagram “Vipat e bllokut” ajo e cila ka publikuar audiomesazhin e një qytetari i cili deklaron se Antonela dhe Mevlani kanë darkuar në të njejtin restorant me persona të ndryshëm në tavolina të ndryshme.

Sipas tij, pas darkës, ata janë larguar nga ambjentet e restorantit që ndodhet në Vlorë dhe kanë shkuar në një hotel së bashku. Qytetari deklaron se i ka ndjekur deri sa kanë shkuar në hotel për tu siguruar dhe pretendon se ata kanë kaluar natën bashkë.

Ende nuk dihet sa e vërtetë është kjo gjë, por fansat kanë ngritur dyshimet se Mevlani “po ngushëllohet” në krahët e Antonelës.

Shtuar 7.06.2021 02:06