Erdogan: Zhvillime pozitive në marrëdhëniet me SHBA-në pas hapave që hodhëm

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan foli për zhvillime pozitive në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë, duke theksuar se numri i çështjeve për të cilat dy vendet bien dakord ose kanë një mirëkuptim të përbashkët është në rritje.

Duke folur për gazetarët pas kthimit nga Egjipti, ku zhvilloi një vizitë zyrtare, presidenti turk tha: Mund të flasim për disa zhvillime pozitive mes nesh dhe SHBA-së si rezultat i këtyre hapave të fundit që kemi ndërmarrë. Tani për tani, disponimi në Kongres është pozitiv. Po kështu, zëra pozitivë vijnë nga Senati. Mund të themi se numri i çështjeve për të cilat ne mendojmë në të njëjtën mënyrë ose pajtohemi me SHBA-në është në rritje. Nuk ka asnjë kurs negativ për momentin, përkundrazi ka zhvillime pozitive.

Sipas Erdogan, ministrat përkatës të SHBA-ve po u përcjellin edhe homologëve të tyre në Turqi se ka zhvillime pozitive.

Në fund, presidenti turk përmendi se kryeministri suedez e ka telefonuar dhe e ka falënderuar për miratimin e pranimit të Suedsinw në Aleancën e Atlantikut të Veriut, “fakt që është një tregues se hapi që kemi bërë është në një drejtim pozitiv”.


Shtuar 15.02.2024 12:28