Përplasin “brirët” me kryesuesit, një mbrojtës lë në “baltë” Qatip Osmanin

Vllaznia do të luajë në shtëpi ndaj Egnatias, takim i vlefshëm për javën e 24-të në Superiores. Shkodranët janë skuadra e momentit në Superiore, pasi kuqeblutë prej 8 javësh korrin vetëm rezultate pozitive.

Rrogozhinasit janë skuadra e fundit që i kanë mposhtur në kampionat dhe prej asaj sfide kanë arritur të sigurojnë 6 fitore dhe dy barazime. “Djemtë’ e Qatip Osmanit ditën e shtunë në orën 17:00 do të tentojnë fillimisht të “hakmerren” ndaj Edlir Tetovës dhe së dyti të vazhdojë ecurinë pozitive në kampionat.

Për këtë përballje Osmani nuk do të llogaritë shërbimet e Geralb Smajlit. Ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në fitoren ndaj Teutës dhe në këtë mënyrë ka plotësuar nurmin 4 të tyre. në këtë mënurë do të jetë i pezulluar. /newsport.al/


Shtuar 15.02.2024 12:31