Një person është qëlluar për vdekje mbrëmjen e sotme në qytetin e Sarandës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në Ksamil.
G.M është qëlluar pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta teksa ka humbur jetën rrugës për në spital.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftimi
Sarandë/Informacion parparak
Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.