2.5 % e shqiptarëve nga mosha 15 deri në 64 vjeç kanë konsumuar kokainë të paktën 1 herë në jetë. Raporti i 2020-ës i bërë publik nga Zyra e Kombeve të Bashkuara kundër Drogave e rendit Shqipërinë në vendin e tretë në botë. Tendenca në rritje konfirmohet nga rastet që i referohen shërbimit të toksikologjisë në QSUT në Tiranë.
“Nëse para 5 vitesh kur trendi kryesor ka konsumi i heroinës ishte më i madh, pastaj janë përdoruesit e kokainës. Më pas janë përdorimi i hashashit dhe kanabisit, dhe në fund varësia nga medikamentet”.
Po sipas mjekes toksikologe konsumi i drogave të paligjshme nis që në moshën e adoleshencës.
“Numrin më të lartë në përdorimin e drogave të jashtëligjshme e zënë adultët e rinj, pra mosha 20- 30 vjeç. Hashashi është fenomen i përhapur tek adoleshentët 17 – 20 vjeç”.
Sipas të dhënave nga Out World Data, në 2017 u shënuan në Shqipëri 142 vdekje nga përdorimi i lëndëve narkotike, kryesuar nga grupmosha 50 deri 69 vjeç./Tv Klan