Katari ka fituar në finalen e Kupës së Azisë duke e mposhtur Jordaninë me rezultat 3-1, ndërsa më shumë se sa pritej tërhoqi vëmendje festimi origjinal i Akram Afif pasi shënoi penalltinë e parë.
Në minutën e 22-të, Afif me një goditje precize nga pika e bardhë e kaloi në epërsi Katarin, e më pas i ka nxjerrë një letër bixhozi nga çorapet.
Ai bëri një truk të lezetshëm që ndoshta mund të shpjegohej vetëm nga një magjistar.
Në letrën e bixhozit shihej imazhi i tij, dhe më pas ai e ndryshoi kartën me një tundje të shpejtë të dorës.
Një kartë e dytë me një shkronjë të theksuar S është shfaqur, duke shkaktuar konfuzion të mëtejshëm midis fansave dhe përdoruesve të mediave sociale.
Afif do të shpjegojë se çfarë do të thotë gjithçka pas ndeshjes, ndërsa përzgjedhja e tij fitoi trofeun e dytë të Kupës së Azisë në histori.
Ata ishin kampionët e Azisë për herë të parë pesë vjet më parë. /Telegrafi/
La célébration d’Akram Afif après son but ?
pic.twitter.com/bcPc2EjXvo— SPL ?? (@ActuSPL) February 10, 2024