Këtë të shtunë, fermerë dhe Blektorë në Devoll, kanë dalë bashkë në protestë përballë drejtorisë së bujqësisë.
Sipas informacioneve, fermerët në shenjë protestë kanë marrë dhe traktorët, të cilët i kanë rreshtuar përballë drejtorisë.
Ata kanë parashtruar një sërë kërkesash për ministrinë e bujqësisë, konkretisht ata kërkojnë:
1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;
2-Rimbursim për çdo litër qumësht;
3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;
4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;
5-Subvencionim për farat dhe fidanët;
6-Subvencionim për produktet organike
Blektorët shprehen se çmimi i qumështit nga grumbulluesit është 120 lekë për litër, kur në fakt duhet të jetë 170 lekë, pra çmimi është ulur me rreth 30% të vlerës!