Të shtëna me armë janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “ 10 Korriku”, rreth orës 17:55
Sipas policisë është qëlluar drejt një makine tip “Citroen”, në pronësi të Selami Brahimit.
Ky i fundit ka mbetur i plagosur.
Nuk dihet ende motivi i ngjarjes, ndërkohë që pritet një reagim zyrtar nga policia.
“Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qënë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”/albeu.com