Studimi: Noti në ujë të ftohtë mund të zvogëlojë simptomat e menopauzës

Noti në ujë të ftohtë mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave fizike dhe psikologjike të menopauzës, të tilla si ankthi dhe ndryshimet e humorit, ka zbuluar një studim.

Ato gra që notonin për intervale më të gjata ose notonin më rregullisht gjithashtu përfituan më shumë, thanë shkencëtarët.

Një studim i 1,114 grave që notonin rregullisht në ujë të ftohtë u krye nga shkencëtarët nga University College London (UCL).

Shumica e grave në studim janë midis 45 dhe 59 vjeç, dhe para studimit ato raportuan probleme të tilla si afshe të nxehta, djersitje gjatë natës, probleme me gjumin, nervozizëm, ankth, ndryshime të humorit, lodhje dhe përqendrim të dobët.

Ndërsa, 46.9 për qind e tyre thanë se noti në ujë të ftohtë i ndihmonte me ankthin, një e pesta raportoi një reduktim të djersitjes gjatë natës, ndërsa 31.1 për qind thanë se afshet e tyre u zvogëluan.

Pothuajse gjysma (46.7 përqind) thanë se besonin se aktiviteti i notit përmirësonte ankthin e tyre, ndërsa 37.7 përqind raportuan një ulje të ndryshimeve të humorit. Përmirësimi i gjumit u raportua nga 21 për qind e grave, ndërsa nervozizmi u reduktua në 37.6 për qind.


Shtuar 4.02.2024 23:15