Tatuazh për të cilin nuk do të pendohet, Granit Xhaka gdhend në trup emrin më të bukur për të (VIDEO)

Në prill të këtij viti, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, u bënë prindër për herë të dytë. Ata u bekuan sërish me një vajzë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë futbollisti, pasi ka ndarë në rrjete sociale një foto shumë emocionuese, duke mbajtur të voglën në krahë.

Graniti është shprehur më shumë se i lumtur për ardhjen në jetë të vajzës dhe ka zbuluar emrin e veçantë që kanë zgjedhur për të.

“Nuk kam më vetëm një princeshë të bukur, tani kam dy. Laneya Xhaka 24/04/2021”, ka shkruar Graniti përkrah fotos.

Së fundmi, ylli i Arsenalit nëpërmjet një videoje të publikuar në InstaStory ka ndarë me të gjithë tatuazhin e ri në krah, emrin e vajzës së porsalindur – Laneya.


Shtuar 5.06.2021 17:05