Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e djeshme në Tiranë ku përballë gjykatës ish-vjehrri i mori jetën dhëndrit të tij.
Autori i këtij krimi të rëndë është shtetasi Mexhit Picari i cili është vënë në pranga nga policia e Shtetit. Në pranga ka rënë edhe vajza e autorit, bashkëshortja e viktimës, Dhurata Saliaj.
Sipas burimeve nga Policia Tiranës bëhet me dije se Dhurata Saliaj (bashkëshorja e viktimës, në proces divorci) ka qenë në lokalin ku ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Hetuesit thonë se Dhurata Saliaj, ka qenë në rolin e vëzhgueses duke informuar babanë e saj, Mexhit Picari mbi lëvizjet e viktimës.
Rezulton sipas policisë, se vajza ka njoftuar Mexhit Picarin dhe ku i fundit i pajisur me armë zjarri TT, ka shkuar në lokal dhe ka qëlluar me disa plumba Kudret Saliaj. /albeu.com/