Kur bota humbet fillin, e fajin ty ta hedh, Princ Leka “lufton” paragjykimet me partneren e re (FOTO)

Blerta Celibashi, nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar, sepse ajo që para pak muajsh, njihej si “fotografja”, vajza që i mori zemrën Princ Lekës.

Pas gjithë zhurmës mediatike që shkaktoi lidhja e saj me Princin, ndërkohë që po divorcohet me Elia Zaharinë, Blerta ka qëndruar larg reagimeve dhe daljeve publike.

Por së fundmi, ajo ka shpërndarë në profilin e saj në “Instagram”, poezinë “Në mundsh…”, të interpretuar nga Reshat Arbana.

Me këtë poezi që konsiderohet “Himni i jetës”, Blerta duket se del kokëlartë përballë gjithë paragjykimeve të publikut.

Ajo ka marrë gjithashtu, edhe mbështetjen e Princit i cili i ka komentuar një emoji “?”

 



Shtuar 31.01.2024 12:31