Gjatë një interviste televizive, shefi i kuzhinës Alfio Rrotani, teksa foli për eksperiencën që përjetoi në rrugëtimin e shkurtër në spektaklin televiziv “Big Brother Vip Albania 3”, ai u pyet edhe për marrëdhënien me Fatmën.
Brenda shtëpisë ai e ka përmenduar disa herë ish-partneren e tij.
Ndërkohë, ditën e djeshme, djali i tij kishte ditëlindjen.
Teksa i ka bërë dedikimin e ëmbël në rrjetin social “Instagram”, Alfio e ka mbyllur shkrimin e tij me fjalinë: “Zemra ime e vogël e kuqe”, epitet ky të cilin ai e ka përdorur dikur edhe për ish-partneren.
Kaq ka mjaftuar që Ina Kollçaku, ta ngacmojë ish-banorin për të kuptuar se si është sot raporti mes tij dhe Fatmës.
Teksa ka sqaruar se ata kanë një marrëdhënie të mirë, Alfio rrëfeu se ende ndjen emocione të bukura për Fatmën.
View this post on Instagram